Lindi 5 fëmijë brenda pak vitesh, nëna e re bën ndërhyrjen në v*ginë per arsyen e pabesueshme

Një nënë e re, e cila ka 5 fëmijë, së fundmi ka bërë një ndërhyrje në vaginë, pasi urinonte çdo ditë vetëm nga kollitja, teshtima ose e qeshura, për dy vite me radhë.

Advertisements

Sipas “The Sun”, Carla Croizer filloi të kishte probleme pas lindjes së katërnjakëve, si dhe të një fëmije të pestë pas tyre.

38-vjeçarja vuajti për dy vite me radhë dhe madje hoqi dorë edhe nga palestra, sepse gjatë ushtrimeve aerobike, urinonte gjithmonë për shkak të problemeve me fshikëzën urinare.

Advertisements

Nëna e 5 fëmijëve, e cila jeton në Grays, Essex, bashkë me bashkëshortin e saj 45-vjeçar, u detyrua të vishte pelena dhe ishte shumë e mërzitur që nuk mund të hidhej më në trampolinë me fëmijët e saj.

Por, që nga shtrëngimi vaginal, i cili i kushtoi 3,000 paund, Carla thotë se nuk vuan më dhe se fëmijët e saj janë shumë të lumtur gjatë kohës që të gjithë argëtohen së bashku.

Duke folur ekskluzivisht për “Fabulous” ajo tha: “Ndihesha shumë e dëshpëruar. Hoqa dorë nga të shkuarit në palestër dhe humba vullnetin për t’u bërë përsëri e shëndetshme. Unë duhet të vija pelena dhe gjëja më e keqe është se këtë duhet ta bëja edhe gjatë kohës që shkoja në palestër. Nuk mund t’i bëja ushtrimet, kështu që thjesht qëndroja në vend. U largova e turpëruar dhe mendova se nuk do të kthehesha më kurrë atje”.

Carla lindi katërnjaket, të cilat quhen Demi, Alyse, Isla dhe Mila, në vitin 2017, kur u shtrua me urgjencë në sallën e operacionit, pasi lindi 13 javë më herët.

Por, pak javë pas lindjes së tyre, ajo filloi të dilte shumë shpesh jashtë dhe të kishte probleme të tilla si djegia gjatë urinimit.

“Kam vuajtur për dy vite dhe nuk i tregova gjë askujt. Thjesht mendova se jeta ime tashmë do të ishte kështu. Nuk e dija se kisha nevojë për ndihmë”,- tha ajo.

Pas dy vitesh të tme rrshme, Carla vizitoi mjekun e familjes, i cili e rekomandoi të shkonte tek një gjinekolog.

Ai i tha asaj se muri vaginal i ishte shkatërruar, për shkak të peshës së mitrës që i shtynte fshikëzën dhe zorrët, gjë që i shkaktonte shqetësime.

Pas ndërhyrjes, Carla tani shprehet se e gjithë jeta e saj ka ndryshuar, pasi ankthi se në çdo moment mund të lagte pantallonat është zhdukur. Panorama.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAnëtarja e Asamblesë së PS përpl aset keq me Brisin e Tatimeve për Nanon: Dikur poshtërsia bëhej skutave, tani në Instagram!(E plote)
Artikulli tjetërCikloni i afrohet Greqisë, meteorologët: Ja si do preket vendi ynë qe nesër