Pak minuta më vonë, doli në një koferencë për mediet edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, e cila sqaroi se do të vijonë të mbeten të mbyllura klubet e natës, pub-e e disko-t, apo veprimtari të këtij lloji.
Advertisements
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri me dije sot se miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen nga data 1 tetor të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura. Ky lajm u dha fillimisht mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama gjatë një inspektimi në disa lokale në Vlorë.
Pak minuta më vonë, doli në një koferencë për mediet edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, e cila sqaroi se do të vijonë të mbeten të mbyllura klubet e natës, pub-e e disko-t, apo veprimtari të këtij lloji.
Advertisements
Mirëpo, udhëzuesi për rregullat që do të ndiqen në lidhje me hapjet e bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura, nuk është shkruar dhe përpunuar sot. Siç dhihet dhe në dokumentin e firmosur nga Albana Fico, gjithçka është planifikuar që në datë 23 shtator.
Por përse u deshën katër ditë për ta bërë publike këtë gjë?
Gjithsesi, në udhëzues caktohen rregullat e reja. Në baret dhe restorantet do të krijohet një tunel kalimi për të mbërritur tek kasa, në mënyrë që klientët të kenë sa më pak kontakt me njëri tjetrin. Sa u përket pishinave, ajo që theksohet që në fillim të protokollit është se evidentimi qoftë edhe të një rasti të vetëm në strukturat e tyre do të sjellë mbyllje të aktivitetit, pavarësisht hetimit epidemiologjik. Po kështu.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!