Kush e “shpëtoi” Lleshin? Shfaqet i qeshur: Do jem ministër deri në 2021!

Sandër Lleshi, është rilindasi i Ramës, i njohur tashmë jo si Ministër i Brendshëm, por si pronar i një makine 150 mijë euro, me të cilën lëviz shumë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke i bërë karshillëk shqiptarëve, e duke i thënë hapur që “s’keni ç’më bëni”. E si të mos mjaftonte kjo ai vazhdon të tallet duke bërë deklarata të paqëndrueshme lidhur me postin e tij. Ai thotë se në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 do të jetë ende ministër, duke hedhur poshtë zërat e largimit.

Advertisements

LLESHI: Policia do të jetë e aftë që të menaxhojë zgjedhjet e 2021, dhe Shqipëria do të ketë zgjedhjet më të mira në historinë e saj.

PYETJA: Me apo pa ju?

Advertisements

LLESHI: Me, me (Duke buzëqeshur)

Pikërisht kjo deklaratë rrëzon atë të parën, nga Vlora kur Lleshi tha se nuk do të jetë i përhershëm në qeveri, dhe as ministër. Ky artikulim erdhi fill pas zërave që në kabinetin e qeverisë Rama do të bënte lëvizje. Kush e shpëtoi Lleshin? Mos vallë “një dorë” sa makina?

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajm i keq për shqiptarët/ Serbia vendos tela me gjemba për t’i ndarë edhe më shume rajonet shqiptare
Artikulli tjetërMbyllja e kufirit për shkak të pandemisë së koronavirusit, Greqia lajmin e keq për Shqipërinë