Kryeministri i Kosovës u takua në SHBA dhe me Pompeon/ Hoti: Mora përkrahje nga sekretari i shtetit amerikan për normalizimi e plotë të marrëdhënieveme Serbinë

Në një postim në rrjetet sociale Hoti ka thënnë se në takimin me sekretarin e shtetit amerikan ka marrë urime nga ai për arritjen e marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Advertisements

KOSOVË- Kryeministri Avdullah Hoti në vizitën e tij në Washington ka takuar edhe Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeon.

Në një postim në rrjetet sociale Hoti ka thënnë se në takimin me sekretarin e shtetit amerikan ka marrë urime nga ai për arritjen e marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Ndër të tjera, kryeministri Hoti ka thënë po ashtu se ka marrë mbështetje nga sekretari Pompeo për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.

Advertisements

“Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo, i cili më uroi për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, marrëveshje kjo që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Po ashtu, mora mbështetje sekretari Pompeo, i cili theksoi gatishmërinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE kërkon Interi, talenti shqiptar i mahnit të gjithë dhe futet në histori me golin e tij(Video)
Artikulli tjetër“Mark, si ka mundësi jam kaq …”, Rudina Dembacaj zbulon pyetjen që i bën çdo mëngjes burrit të saj