Kombëtarja shqiptare luan sonte në mbremje në orën 20:45 ndaj Bjellorusisë ndeshjen e parë, të vlefshme për ligën e kombeve. “Panorama Sport” ka publikuar edhe formacionin e mundshëm që Edi Reja pritet të hedhë në fushë për këtë përballje.
Advertisements
Strakosha pritet që të startojë me treshen e mbrojtjes Gjimshiti, Dermaku dhe Veseli. Mungesat e Kumbullës dhe Ismajlit kanë prishur jo pak planet e trajnerit për këto dy takime. Aq më tepër që në konferencën e parë ai e theksoi edhe se Gjimshiti vjen me një mbingarkesë ndeshjesh.
Nga krahët, kapiteni Hysaj dhe Trashi kanë fituar kredencialet për të qenë titullarë, djathtas dhe majtas. Në treshen e mesfushës, Gjasula, Bare dhe Abrashi janë më të mundshmit, me një dyshim që Laçi mund të jetë në vend të mesfushorit të Fraiburgut.
Advertisements
Shumë muskuj për trajnerin që zgjedh një “gladiator” dhe dy “pitbullë”, siç edhe njihen me epitet për çfarë tregojnë në fushë dhe grintën e lartë. Në sulm, Cikalleshi dhe Manaj është dyshja që pritet t’i jepet besim për të startuar në Minsk.
Trajneri e ka të preferuar këtë kombinim në su lm. Kombëtarja sot paradite mund të bëjë një seancë shkrydhjeje stërvitore në mëngjes për të lehtësuar muskujt dhe do të jetë e gatshme për ndeshjen e parë zyrtare në Ligën e Kombeve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!