“Këtu sillja lopët dhe i ruaja”, Emina Cunmulaj rikujton kohën e fëmijërisë në atdhe: S’ka si vendi yt

Emina Cunmulaj ndodhet sërish në Mal të Zi prej ku ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Advertisements

MAL I ZI- Emina Cunmulaj është modelja shqiptare që pavarësisht se ka një jetë që të gjithë ëndërrojmë në Amerikë, nuk harron se ku është lindur dhe rritur. Këtë e vërtetojnë dhe veprat e saj, i fundit ishte rasti i zgjedhjeve në Mal të Zi, për të cilin Emina fluturoi 12 orë vetëm të votonte.

Ajo ndodhet sërish në Mal të Zi prej ku ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Advertisements

Emina pozoi në perëndim të diellit duke mbajtur një grusht dhe ku shkruan se kjo është toka e saj e aty u rrit.

“Kjo është toka ime. Këto janë perëndimet më të bukura të diellit. Kjo është toka e jonë. Këtu e rrita trupin, këtu e kalova fëmijërinë, këtu e ndjej veten më të plotë! S’ka si vendi i yt!”– shkroi modelja krahas fotos.

Ajo publikoi dhe pamje të tjera ku tregon vendin ku ka kaluar fëmijërinë.

“Ecja në këto toka më sjell shumë kujtime të fëmijërisë”– shkroi Emina Cunmulaj krahas njërës prej pamjeve.Ndërsa në një tjetër shkroi: “Këtu sillja lopët dhe i ruaja për orë të tëra me kushërinjtë e mi dhe fëmijët e tjerë të lagjes.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kujdes! Mërkuri filloi të ketë ndikim në shenjën tuaj’/ Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju
Artikulli tjetërPër të krijuar një qytet të sigurtë për njerëzit me ngjyrë/ 19 familje blejnë 97 hektarë tokë në SHBA, krijojnë komunitet të ri