“Kemi efekte anësore”, flasin vullnetarët e parë që provuan vaksinën ruse: Plogështi, dhimbje muskujsh dhe temperaturë të lartë

Provat përfundimtare klinike të vaksinës “Sputnik V”, nisën në fillim të këtij muaji mes pikëpyetjeve mbi sigurinë dhe efektivitetin afatgjatë të vaksinës.

Advertisements

RUSI– Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një situatë teje të vështirë në mbarë botën, ku ditë pas dite po shënohet bilance të frikshme të viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19.

Ndërkohë që shumë vende janë në garën për krijimin e një vaksine kundër koronavirusit, Rusia ka konfirmuar si efektive dy vaksina në total për koronavirusin.

Advertisements

Sëfundmi një në shtatë vullnetarë janë ankuar për efekte anësore, përfshirë lodhje dhe dhimbje muskulore pas marrjes së vaksinës ruse kundër COVID-19.

Ky lajm është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, Mikhail Murashko, duke shtuar se janë paraqitur më shumë se 40 mijë vullnetarë për ta marrë vaksinën.

Provat përfundimtare klinike të vaksinës “Sputnik V”, nisën në fillim të këtij muaji mes pikëpyetjeve mbi sigurinë dhe efektivitetin afatgjatë të vaksinës.

“Përafërsisht 14 % e tyre kanë shfaqur efekte anësore, si plogështi, dhimbje muskulore dhe rritje të herëpashershme të temperaturës së trupit.”- është shprehur Murashko.

Nga ana tjetër sondazhet publike kanë thënë se gati gjysma e rusëve nuk planifikojnë të marrin në asnjë moment vaksinën kundër COVID-19. Theksojmë se disa prej ekspertëve botërorë janë shprehur skeptik rreth vaksinës së re ruse, pasi sipas tyre nuk ka pasur informata paraprake deri më tani rreth testimeve te kafshët ose njerëzit.

Burimi: Tass

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNoizy prish marrëdhëniet me Dafina Zeqirin: E kam halë në sy, më mirë mos ta kem as në rrjetet sociale dhe pse faji mbetet kopil
Artikulli tjetërKoha për të testuar logjikën. Cili prej fëmijëve ka shkaktuar rrëmujën