Keidi Bare transferohet në Spanje, prezantohet te ekipi i ri

Keidi Bare është futbollisti i ri i Espanjolit në La Liga 2. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi katalanas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. 23-vjeçari ka firmosur me ekipin e ri deri në 30 qershor të vitit 2024, duke përmirësuar ndjeshëm të ardhurat e tij. Sipas të përditshmeve katalanase, mesfushori do të fitojë tek Espanyol një rrogë të përafërt me 500 mijë euro në sezon, për katër vitet e kontratës.

Advertisements

Fieraku ka ndërruar kështu skuadër, por jo kampionat, pasi do të vazhdojë të militojë në Ligën e Dytë spanjolle. Bare sezonin e fundit ishte pjesë e Malagës, ku spikati me paraqitjet e tij. Ai do u transferua te skuadra e Espanjolit për një shifër prej 2+1 milionë eurosh.

Fjalët e tij të para:

Advertisements

Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Kam pritur gati dy muaj, por tani jam gati. I njoh tifozët, të cilët janë shumë besnik ndaj ekipit. Ata i ndodhen pranë Espanyolit në kohë të mira dhe të vështirë, gjithmonë na brohorisin. Espanyoli është një klub historik me një traditë të gjatë në La Liga dhe këtë vit shpresojmë të rikthehemi aty ku na takon. Jam lojtar agresiv dhe energjik. Jap gjithmonë 100% në stërvitje dhe ndeshje. Uroj të kontribuoj sa më shumë.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Jam rritur në një familje pa mundësi’ Xhensila Myrtezaj revoltohet si kurrë më parë
Artikulli tjetërCfare fati! Nëna lind gjatë fluturimit, foshnja do të udhëtojë falas me avion për gjithë jetën