Thumana ishte një nga vatrat që pati më shumë dëmtime dhe viktima nga tërmeti i 26 nëntorit, të vitit të kaluar. Ende shumë qytetarë në Thumanës ndodhen në qiell të hapur, pasi qeveria nuk u ka ndërtuar banesat e tyre.
Advertisements
Së fundmi, ish-deputetja Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ishte në banesën e shkatërruar të Lirie Xhixhas, e cila tregon se shteti e ka lënë në haresë totale dhe nuk i ka dhënë asnjë lloj ndihme. Madje banorja shprehet se edhe çandrën ku po rri bashkë me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, e ka siguruar vet nga bizneset e zonës.
Xhixha shprehet më tej se jetesa në çadër është shumë e vështirë sidomos për fëmijët, dhe mungesa e zgjidhjes para dimrit tjetër, i ka bërë që të kalojnë ditët në siklet të madh dhe në depression.
Advertisements
“Jam banore e Thumanës mbi 120 vjet. Jam vendalie në tokën e Thumanës, me xhaxhat, me vëllezër me motra, me të gjithë njerëzit. Pse pikërisht ky shtet të mos na i bëjë shtëpiat ku i kemi. Ne i duam shtëpiat ku i kemi tokat tona. Unë i kam tokë babe. Nuk kam në tokë ngatërresa, kam tokë babe. Jetoj me fëmijë të vegjël në çadra mbi 10 muaj pa asnjë përkrahje. Ne jemi pa shtëpi, jemi në ditë të sikletit jemi në depresion. Ne në vend të na japë dorë shteti,ne na japin shtysën. Në në vend me na vënë dorë shteti, ne na japin çadra, këtu jetojmë në çadra, flihet në çadra? Këtu sot në këtë ditë, në ditën më të shtrejntë, ne po flemë përjashta në verandë me problemet tona që kemi i di krejt shteti, shteti ska bërë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje! Shkojmë nëpër komuna nuk gjejmë drejtësi, marrin njerëz që kanë vila lekë, pa asnjë gërvishtje kanë marrë lek. Ku jemi ne, ku jemi ne asnjë lek spo marrim, shkoni kontrolloni vilat kanë marrë nga 5 milion lekë dhe nuk kanë asnjë gërvishjtje, po ne kush jemi?”, shprehet ajo.
Ky është një realitet krejt ndryshe, nga ai që paraqet kryeministri Edi Rama në videot që poston në rrjetet sociale. Javët e fundit, kreu i qeverisë ka shkuar në çdo banesë të rindërtuar dhe u dorëzon çelësat banorëve. Ai premton se çdo banesë e dëmtuar nga tërmeti do të rindërtohet. Por, kanë kaluar shumë muaj edhe qindra familje po i kalojnë netët në qiell të hapur. Të gjithë i kanë sytë nga qeveria.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!