“Ishte në gjendje të rënduar psikologjike”/ Zbardhet dëshmia e mjekëve për 65-vjeçarin që u ho dh nga spitali “Shefqet Ndroqi”

Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen tra gjike që ndodhi mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku u hodh nga kati i katërt 65-vjeçari Hasan Mira. Mësohet se në polici kanë dhënë deklaratat e tyre disa familjarë të vik timës dhe mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Advertisements

Mjekët kanë deklaruar pranë grupit hetimor se i moshuari ditën e djeshme kishte shfaqur një sjellje jo të qëndrueshme dhe ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Nga deklarimet e mjekëve të turnit dhe atyre që kanë ndjekur rastin e 65-vjeçarit, mësohet se 65-vjeçari në momentin që ka kryer aktin ek strem, ka qenë i vetëm në dhomën ku ishte shtruar, e cila kishte vetëm një dritare.

Ndërkohë mbesa e vi ktimës tregoi se 65-vjeçari ka vu ajtur më herët nga dep resioni dhe është kuruar. Sipas saj, lajmi se ishte prekur nga koronavirusi e rëndoi më tepër gjendjen e tij psikologjike.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mira, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infe ktuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spitalin Covid-2, nga ku dhe u vetëhodh. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit. Paraprakisht është raportuar se shkaku që e ka çuar 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt, ishte gjendja e tij e rënduar psikologjike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNesër takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, flet Hoti: Kemi rënë dakord që …
Artikulli tjetërAksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Përpl asen dy makina, humb jetën një nga shoferët