Ish-deputetja e PS i përvishet Besa Shahinit: Ke hel.m akrepi në bark! Do kujtohesh si ministrja e mas.akrës…

Edlira Haxhiymeri, pedagoge dhe ish-deputete e PS-së, tashmë e afërt me LSI-në, ka su.lmuar ish-ministren e Kulturës Besa Shahini, pas largimit.

Advertisements

“Ike. Të shkarkuan. Në një ditë të shënuar. Po ti e kapërdive me kafen zeher.

Po nuk na the si erdhe? Kush të pruri? Çfarë meritash kishe në fushën e arsimit? Sa e njihje mjedisin shqiptar? Po arsimin? Kishe ekspertizë në ndonjë prej niveleve të arsimit? Çfarë edukimi kishe ti vetë?

Advertisements

Çfarë te bënte ty më te zonjën se qindra vajza dhe djem të Shqipërisë dhe të Kosovës që shkelqejnë nëpër botë e nuk ju hap kush rrugën në atdhe?

Cfarë kontributi pate në politikën shqiptare qê të meritoje drejtimin e arsimit?

Ike. Bëre mirë që ike. Të kishe ikur edhe më parë. Le vetëm gjurmë negative në ‘mbretërimin’ tênd.

Do kujtohesh për mashtrimin me ‘paktin për univesitetin’ që mbeti vetëm në letër. Do kujtohesh si ministrja që solli dhe mbrojti modelin e testit të Turit.

Do kujtohesh si ministrja e mas.akrës zgjedhore ne universitete.

Nuk mund të ikje edhe pa thagmën e fundit: formularin për të miturit.

Ik.

Po ti nuk mund te ikje pa lëshuar helmin e akrepit që ke në bark!

Nuk të pranuam pêr gegnishten tênde!!!!

Jo jo, mos u fsheh pas he.lmit të ‘rac.izmit kombëtar’. Nuk të pranuam për padijen, dashakeqë.sinê dhe lëpirjen tënde! Bëhu trimëreshë dhe pranoje se ishe kot aty ku ishe.

Sa për gegnishten, ktheja mbrapsht ustait që ta ka mësuar, nëse nuk është ndjesia jote.

Shqipëria e Kosova janë një. Gegnishtja dhe toskënishtja rrinë mirë pranë e pranë. Na bëjnê më të pasur e krenar ashtu sikurse dhe gjuha standarte.

Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Mit’hat Frashêri, Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Arbêr Xhaferri e shumë tjerë na kanë mësuar këtë.

Ik. Të qoftë rruga e mbarë”, shkruan ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakItalia fillon fluturimet eksperimentale, udhëtarët duhet të paraqesin rezultatet negative të tamponit
Artikulli tjetërVr.asje brenda familjes në Bathore