Kanë dalë pergjigjet e tamponëve per 17 staf mjekësorë, mjek dhe infermierë të Spitalit të Kavajës, pasi një infermiere e pavionit të pediatrisë rezultoi pozitive.
Advertisements
DSHP Kavajë kreu tamponët për të gjithë stafin dhe personat e kontaktit të infermieres së infektuar dhe sot kanë dalë edhe rezultatet.
Të gjithë personat që i janë nënshtruar tamponit fatmirësisht kanë rezultuar negativë. Pas Infektimit të infermieres së pavionit dje, personeli dhe pacientët ishin në ankth.
Advertisements
Aktualisht të prekur me COVID-19 në rrethin e Kavajës janë 3 anëtarë të personelit të të gjithë sistemit shëndetësor në nivel lokal, të tre në gjendje të stabilizuar.
Në Kavajë ka gjithsej mbi 70 persona të infektuar me koronavirus, ku shumica janë karantinuar në shtëpi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!