Vijojnë të shtohen rastete pozitive në bluzat e bardha në Elbasan.
Advertisements
Burime për mediat bëjnë me dije se mes të infektuarve me koronavirus është një mjeke kardiologe në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se pasi është konfirmuar rasti i kardiologes është futur në karantinë një mjeke tjetër, e cila ka pasur kontakte me të infektuarën.
Advertisements
Kujtojmë që pak ditë më parë ka rezultuar pozitive me Covid-19 një mjek kirurg, po në të njëjtin spital.
Ditën e sotme 6 persona e humbën betejën me koronavirusin, ndërsa u shënuan 135 raste të reja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!