India bëhet vendi i dytë në botë më i go ditur nga pandemia, i frikshëm numri i rasteve në një ditë

India ka kaluar edhe Brazilin sa i përket shifrave të të infektuarëve nga virusi. Tashmë renditet në vendin e dytë pas SHBA, pasi ka regjistruar më shumë se 90.000 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Advertisements

Numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga virusi vd ekjeprurës ka shkuar në 4.204.613 që prej fillimit të pandemisë. Ndërsa në të gjithë territorin e Indisë janë raportuar 71.642 vi ktima.

Kujtojmë se në fillim të gushtit India u bë vendi i tretë në botë që i kaloi dy milion raste të konfirmuara. Në mars, vendi mori masa të rrepta bllokimi, por në qershor, edhe pse infektimet ditore ishin të larta, masat u lehtësuan për shkak të ekonomisë.

Advertisements

Pandemia dhe bllokimi shkaktuan ndërprerje masive të aktiviteteve ekonomike gjatë tre muajve, duke bërë që ekonomia e Indisë të tkurret me 23.9%, rënia më e madhe që nga 1996.

Pandemia e koronavirusit po gjunjëzon botën, pasi në mbi 200 shtete janë infektuar deri më tani 27,296,207 dhe kanë vd ekur 887,596 mijë të tjerë. Lajmi i mirë është se të paktën 19,379,478 prej tyre janë shëruar totalisht nga virusi vd ekjeprurëës. E siç duket me rritjen ditore të bilancit në shtetet e prekura, Covid-19 do të vijojë të jetë ende një kër cënim për botën.

Burimi: TheGuardian

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Blegtorët nuk hanë bar, kë po gënjeni?!”/ Eksperti i Bujqësisë “kryqëzon” Bledi Çuçin: Si mashtroi me rastin e Zagorisë(Foto)
Artikulli tjetërÇfarë i ndodh organizmit nëse hani dy banane në ditë, flasin ekspertet