I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arre stohet i rrezikshmi me katër emra në Elbasan

Elbasan
Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.
Gjatë operacionit kapet një tjetër person në kërkim ndërkombëtar, i dë nuar 6 vjet e 8 muaj bur g.

Advertisements

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Në vijim të punën për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Elbasan është bërë lokalizimi i vendodhjes , kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar:

Advertisements

Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj bu rg, për veprat penale “Organizatë kri minale” dhe “Tra fik i lëndëve nar kotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTë pashprese/ 24 mijë të rinj shqiptarë aplikojnë për azil, ja shteti më i preferuar
Artikulli tjetërOlta Gixhari poston foton e ëmbël me djalin