Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka humbur në apelin e një gjykate amerikane, përballjen me autorin dhe shtëpinë botuese të librit “Qentë e Luftës”, përfshi një kompani kinematografike të cilëve u kërkonte 60 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje.
Advertisements
Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar vendimin e gjykatës së apelit të Floridës përmes të cilit lihet në fuqi vendimi gjykatës së shkallës të parë nga një gjykatë në Florida nga ku u hodh poshtë kërkesa e avokatëve të Shkëlzen Berishës se autori librit “Qentë e Luftës”, Guy Lawson kishte konsumuar shpifje me ato që shkruante për rolin e Berishës në tregtinë e armëve dhe tragjedinë e Gërdecit.
Në vendimin që mban datën 2 Shtator 2020 gjykatësit Martin, Newsom, dhe O’scannlain thuhet: Autori librit Guy Lawson u mbështet në gjetjen e fakteve në shumë artikuj të publikuar më parë të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në mashtrimin e komonisw AEY dhe në botën e nëndheshme kriminale shqiptarë. Lawson shkoi më tej duke intervistuar edhe persona te tjerë të cilët pohuan të njëjtën gjë për zotin Berisha
Advertisements
Gjyqtarët amerikanë në vendim thonë se nuk kanë gjetur asnjë gabim në vendimin e gjykatës së Floridas dhe theksojnë se: Berisha nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat.
Të dy gjykatësit amerikan në vendimin e tyre unanim hodhën poshtë apelin e Shkëlzen Berishës duke konfirmuar vendimin e gjykatës së distriktit në Florida.
Në vitin 2015 Guy Lawson e publikoi librin me titull “Arms and the Dudes: How Three Stoners from Miami Beach Became the Most Unlikely Gunrunners in History. (Çunat dhe Armët: Si tre çuna nga Miami Beach u bënë trafikantët e zëshëm të armëve më historinë amerikane).
Disa vite me bas bazuar në këtë libër nga ku Shkëlzen Berisha përshkruhet si djali me sy peshkaqeni, Hollivudi realizoi një film.
Me vendimin e gjykatës së apelit merr fund përpjekja e Shkëlzen Berishën për të diskredituar dhe hedhur poshtë çfarë Guy Lawson ka shkruar në libër e marrë prej tij jo pak por 60 milion dollarë në formë dëmshpërblimi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!