I jep fund lidhjes me biznesmenin? Detaji që tregon se Luana festoi ditëlindjen beqare

Më datën 2 shtator, moderatorja e njohur Luana Vjollca festoi 29-vjetorin e lindjes. Nuk kishte se si në këtë speciale për të, të mungonin edhe surprizat, të cilat kanë filluar që në mesnatë.

Advertisements

Ka qenë vetë Luana që i ka publikuar në rrjetin social Instagram, duke treguar se ka qenë e veshur me pizhama dhe pa grim. Sipër tarracës së një pallati për moderatoren ishte përgatitur një festë luksoze me tullumbace me ngjyrat rozë dhe të bardha, lule dhe qirinj.

Të gjithë dyshuan se pas kësaj surprize fshihej partneri i saj, biznesmeni Krenar Cocaj. Por mesa duket jo, çifti momentalisht janë duke përjetuar një krizë. Kjo lihet të kuptohet nga profilet e tyre në Instagram, ku nuk e ndjekin më njëri-tjetrin, duke ngritur edhe më shumë dyshime për një ndarje mes tyre.

Advertisements

Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar në vazhdim, por e sigurt është që ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë Luana e festoi ditëlindje ndryshe dhe pa praninë e Krenarit, me të cilin është në një romancë prej shumë vitesh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Mia Wallace, por bjonde”, Era Istrefi ndryshon drastikisht look
Artikulli tjetërShqiptari shkel me makinë iPhone 11 Pro, e përp las sërish derisa thyhet plotësisht(Video)