I infektuar me Covid, shefi i ORL te spitali Francez dërgohet me urgjencë në Turqi

Besim Boçi, shefi i ORL në spitalin Francez në QSUT është dërguar me urgjnecë në Turqi, për shkak se gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar.

Advertisements

Boçi është i infektuar me Covid-19, dhe për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, është dërguar me avion spitalor në Turqi, për mjekim më të specializuar.

Më herët, personazhe të njohur të politikës dhe biznesit janë dërguar në Turqi apo shtetet e tjera për mjekim më të specializuar, për shkak se në Shqipëri mungon një aparaturë e quajtur ECMO. Newsbomb.al mëson se është pikërisht mungesa e ECMO, e cila fut oksigjen drejtpërdrejt në gj ak dhe heq dioksidin e karbonit, që i ndihmon pacientët me Covid-19 të stabilizohen.

Advertisements

Kjo pajisje është më e specializuar se respiratorët dhe trajtimi me të kushton 45 mijë paund. ECMO është një pajisje që siguron mbështetje jetësore duke futur oksigjen në gj ak dhe heq dioksidin e karbonit. Ajo zëvendëson funksionet e zemrës dhe të mushkërive derisa ato të kthehen në normalitet. /Newsbomb.al.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak11 tërmete në 24 orët e fundit, më i forti në Elbasan(Detaje)
Artikulli tjetërPara për provimet, arr estohet pedagogu i Shkencave Sociale