Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha sot se zhvillimet e fundit politike dhe marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, kanë krijuar mundësi të reja për zhvillimin e Kosovës.
Advertisements
Kryeministri Hoti tha se është koha për të punuar bashkë të gjithë për të shfrytëzuar siç tha, momentin e jashtëzakonshëm pas dakordimit të 4 shtatorit në Washington.
“Nga kjo marrëveshje janë së paku 1 miliard dollarë amerikanë financim për projekte infrastrukturore që janë të listuara në marrëveshje; hekurudha, autostrada, studimi i fizibilitetit për hekurudhën për Durrës dhe projekte tjera infrastrukturore, një skemë e veçantë për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilën do ta zhvillojmë së bashku me odat ekonomike dhe në konsultim me partnerët amerikanë edhe projekte të ndryshme të Partneritet publiko-privat që mund të zhvillohen. Disa prej tyre janë të gatshme, siç është projekti i Brezovicës ose stacioni intermodal këtu në dalje të Prishtinës që e kthen Kosovën në qendër të infrastrukturës në nivel të regjionit duke lidhur portin e Durrësit, portin e Selanikut, Stambollin dhe gjithë Evropën Qendrore”, tha ai.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!