Hileja te ishujt grekë, Zaganjori flet për paktin e Detit

Ish-relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin 2009, në Gjykatën Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, ka folur për deklaratën e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Advertisements

Për Profesorin e të Drejtës ndërkombëtare kjo nuk mund të bëhet përmes një akti qeveritar në mënyrë të njëanshme kur shteti ndan hapësira detare me shtete të tjera, përndryshe do të ishim në kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Profesori i të Drejtës bën një dallim midis kufirit detar dhe bisedimeve për zonat ekskluzive ekonomike dhe Shelfit Kontinental.

Advertisements

Ish-kreu i Gjykatës së Lartë thotë se ujëra territoriale kemi dhe kufi shtetëror kemi patur dhe kemi, pavarësisht se tani shtrohet çështja e korrigjimit sado pak të tij, ndërsa Shelf kontinental me Greqinë dhe Zonë Ekonomike Ekskluzive nuk kemi.

Si ekspert i të drejtës ndërkombëtare dhe njohës i çështjes, Zaganjori parashtron dhe hilen me termat dhe rrezikun e krijimit të precedentëve në diskutimet për detin.

Zaganjori: Greqia e përdor këtë aksion dhe për të implementuar një standart, apo një lloj precedenti për t’u dhënë efekt të plotë të gjithë ishujve. Kjo për mendimin tim vjen haptazi në kundërshtim me normat e së Drejtës ndërkombëtare, sepse në ndarjen e hapësirave detare, kemi parimin e ekuidistancës por dhe atë të ekitesë, barazisë, të cilët nuk kundërshtojnë në fakt njëri-tjetrin, por janë në funksion të njeri tjetrit. Aty ku ekiteja, barazia dhe ndershmëria mes palëve garantohet përmes ekuidistancës, zbatohet ekuidistanca. Aty ku krijohet padrejtësi, sigurisht që duhet të korrigjohet. Prandaj parimi i ekitesë konsiderohet si drejtësi korrektuese. Pra bëhen korrektime, që shtetet të përfitojnë në mënyrë të barabartë.

Ishulli Barketa vjen edhe njëherë në vëmendje teksa çështja e detit është rikthyer në debatin e ditës.

Për Profesor Zaganjorin kanë shumë rëndësi përmasat e ishujve dhe nëse është i banueshëm apo jo.

Zaganjori: Prandaj ndahen në ishuj të banuar, në të pabanuar dhe në masa shkëmbore , të cilave nuk mund t’i japësh efekt, siç ka ndodhur në rastin tepër flagrant me Barketën në rastin tonë me Greqinë.

Ndërsa risjell edhe njëherë në vëmendje vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2009, vetë relatori Xhezair Zaganjori kujton se çështja themelore ka të bëjë me metodologjinë e ndjekur dhe efektin e ishujve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE habitshme! Rozana Radi ndjek vetëm një person në Instagram, e dini kë?
Artikulli tjetërRama e nis ditën me këto pamje dhe bën premtimin(VIDEO)