Me gjithë këtë situatë që po kalojmë nga koronavirusi, normalisht që të gjitha shtetet duhet t’i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit. Dhe kështu po ndodh, një lajm i papritur vjen nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili ka shprehur gatishmëri që Greqia të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën anti-COVID.
Advertisements
Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut në një intervistë u shpreh:
Mitsotakis shprehu gatishmëri që Greqia, si një anëtare e BE-së, të kërkojë që furnizimi i vaksinave në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të kalojë përmes saj, sepse zakonisht, vendet anëtare shkojnë së pari, dhe vetëm pastaj kandidatët. Nëse mund të organizohet për ne 15 deri në 20 ditë përpara, atëherë kjo është e mirëseardhur
Advertisements
Në fund të këtij viti, Greqia nëpërmjet BE do të marrë vaksinën ndaj COVID-19 të krijuar nga Universiteti i Oksfordit, por prodhuar nga gjigandi farmaceutik AstraZeneca. Ndërkohë tashmë BE ka dhënë mundësinë që vendet partnere të cilan nuk janë në BE, mund ta përfitojnë nga vendet e BE, ose duke ua shitur, ose ua jep vetë OBSH. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut e ka siguruar edhe nga Polonia një garanci.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!