“Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë funksionale sa më shpejt”/ Ambasadorja e Francës bën deklaratën e fortë

Ambasadorja e Francës në vendin tonë kërkon që Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë duhet të bëhen funksionale sa më parë.

Advertisements

Nga Korça, së bashku me një grup deputetësh të parlamentit francez, ku zhvilluan një takim në bashkinë e Korçës, Cristina Vasak u shpreh se personalitetet politike të të gjitha ngjyrave janë të ndërgjegjshëm për këtë.

“Gjykata kushtetuese duhet të behët sa më shpejt. Un e kam thënë këtë shumë herë. Të gjithë personalitetet e politikes pavarësisht ngjyrave janë të ndërgjegjshëm për ketë. Është e domosdoshme qe gjykata kushtetuese te ndërtohet dhe te filloje te punoje sepse ka një sere problemesh te rëndësishme qe janë përpara saj. Edhe gjykata e larte është shumë e rëndësishme të filloje të punojë, por kjo është në një fazë me të avancuar se gjykata kushtetuese. Unë nuk pranoj të zëvendësoj autoritetet shqiptare sepse vetë ata e njohin kushtetutën dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, tha ambasadorja.

Advertisements

Në lidhje me mbledhjen e Këshillit Politik, Vasak tha se palët duhet të vazhdojnë punë dhe këtë ata e dinë, nuk është e nevojshme që t’ia thonë diplomatët.

“Përsa i përket këshillit politik nuk mund te them gjë sepse kjo nuk me përket. Është mirë qe ky këshill të vazhdoje punën e tij me një inteligjence të mire. Sepse ata e dine si duhet te funksionojnë dhe s’kane pse tua thonë diplomatiket”, u shpreh diplomatja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI ngacmoi se*sualisht vajzën e mitur, babai ‘mb.yt’ me grushte një 43 vjeçar në Lushnje
Artikulli tjetër“Përgjithmonë”, Miriam Cani poston videon romantike