Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë reshje shiu që herë pas here do të jenë në formën e rebesheve. Nga reshjet rrezikohen përmbytje lokale në disa qytete si, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.
Advertisements
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 23°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugperwndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5-6 ballë.
Advertisements
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka dërguar shkresë zyrtare 5 prefekturave pasi në veri-perëndim dhe në jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të vendit.
Në një njoftim të ministrisë së Mbrojtjes thuhet se është kërkuar gatishmëri e të gjitha strukturave të pushtetit lokal dhe të merren masa parandaluese për zonat më të rrezikuara.
AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, u ka dërguarshkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër./ I.M-Dritare.net
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!