Një incident amatoreske ka përfshirë sot Federatën Shqiptare të Futbollit. Paraditen e sotme, vetë FSHF njoftonte në rrjetet sociale se tri nga lojtarët e skuadrës kuqezi kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Advertisements
Njoftimi i pare
Disa minuta më pas, vetë FSHF fshiu këtë njoftim dhe bëri një reagim të ri, ku përgënjeshtronte lajmet për të prekurit me COVID.
“Federata Shqiptare e Futbollit përgënjeshtron lajmin e rremë të shpërndarë nga tre media se tre futbollistë të Kombëtares shqiptare kane rezultuar pozitiv në testin e COVID. Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjestar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkëngjitur edhe testet e futbollistëve të përmendur. I bejme thirrje madias te distancohen nga keto lajme te paverteta dhe mga kjo praktike aspak profesionale. Më poshtë përgjigjet për Ramadanin dhe Memollën.”,-shkruan FSHF.
Advertisements
Në fakt lajmi nuk u nxor nga mediat dhe as nuk ishin ato burimi. Vetë FSHF që e publikoi, zgjodhi ta përgënjeshtronte duke bërë pastër një “autogol”.
https://fshf.org/sq/pergenjeshtrim/
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!