FOTOT/ Vatra e pro.stitucionit nën hundën e Sandër Lleshajt, dy vëllezërit e kishin hapur qendrën e masazhit afër shtëpisë së ministrit (DETAJE)

Sipas burimeve të Dosja.al Mario dhe Andi rekrutonin vajza nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave.

Advertisements

TIRANË- Ditën e sotme policia e Tiranës arrestoi dy vëllezër nga Tirana, të cilët ishin pronarë të dy qendrave të masazhit të cilat i kishin kthyer në “qendra pro.stitucioni”.

Sipas burimeve të Dosja.al Mario dhe Andi rekrutonin vajza nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave. Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin, i detyronin punonjëset, që përveç masazhit t’u ofronin klientëve edhe shërbime se.ksuale. Mësohet se shumë prej punonjësve që shfrytëzoheshin për pr.stitucion ishin vajza të mitura. Ndërsa në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet se.ksuale ndërsa shumat e parave ndaheshin mes pronarëve dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Advertisements

Po kush janë dy vëllezërit Roshi që shfryrtëzuan vajzat e reja dhe kthyen qendrën e masazheve në qendra pro.stutucioni?

Dosja.al mëson se Mario Roshi i lindur më 22 gusht të vitit 1994 është një futbollist shqiptar, i cili aktualisht luan si mbrojtës për KF Tirana në Superligën Shqiptare. Po ashtu Mario kishte luajtur më parë edhe në klubin e futbollit të Turbinit. Ndërsa Andi Roshi vëllai i Marios në vitin e 2000 kishte punuar si sul.mues në futboll, por që më vonë nuk u mor më me këtë punë pasi së bashku me të vëllanë hapën qendrën e masazheve.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kjo qendër masazhi, e cila përdorej dhe për ‘shërbime ekstra’, ndodhej afër shtëpisë së Ministrit të Brendshëm të Sandër Lleshajt, por megjithatë nuk dihet nëse ministri ka pasur ndonjë lidhje me vëllezërit.

Përveçse se bënin një punë të rre.zikshme vëllezërve Roshi duket se nuk ju ka munguar asnjëherë jeta e luksit. Në fotot që dy të rinjtë kanë ndarë në rrjetet sociale shihet se të dy kanë vizituar shumë vende të Shqipërisë por jo vetëm pasi ata kanë vizituar dhe vendet jashtë. Në foto ata shfaqen me makina luksoze, veshje marke dhe nëpër resorte e restorante të shtrejta.

Ajo që bie në sy është se të dy vëllezërit janë shumë të lidhur me njëri tjetrin, ku pothuajse të gjitha fotot i kanë së bashku dhe mesa duket në asnjë vend nuk kanë shkuar pa njëri-tjetrin, për qejf ose për arsye ‘pune’.

‘center’>Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdiqni këto këshilla të thjeshta nëse keni çrregullime të gjumit
Artikulli tjetër“Masat për vitin e ri shkollor, gjysmake”. Basha: I kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor