Forcat e Armatosura i bashkohen nismës për të dhuruar gjak, Xhaçka: Efektivët dhe civilët nga të gjitha forcat treguan humanizmin për njerëzit në nevojë

Xhaçka ka publikuar foto të ushtarakëve të cilët po i nënshtrohen proçesit të dhënies së gjakut, duke shkruar se ata janë të parët që i përgjigjen këtij apeli.
TIRANE– Forcat e Armatosura kanë dhuruar gjak për personat që kanë më së shumti nevojë. Këtë e ka bërë të ditur ministrja Olta Xhaçka në ‘Facebook”.

Advertisements

Ajo ka publikuar foto të ushtarakëve të cilët po i nënshtrohen proçesit të dhënies së gjakut, duke shkruar se ata janë të parët që i përgjigjen këtij apeli.

“Kur bëhet fjalë për të shpëtuar jetë, Forcat e Armatosura janë të parët. Qendra e Transfuzionit nis fushatën për dhurimin e gjakut dhe Forcat e Armatosura janë të parët që i përgjigjen apelit. Efektivë dhe civilë nga të gjitha forcat treguan sërish humanizmin e tyre për bashkatdhetarët tanë më në nevojë”, shkruan ministrja Olta Xhaçka.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ka gati deklaratën për të ardhmen”, media në Spanjë tregon destinacionin e Messit
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT/ Përvjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, Rama ekspozon në COD një prej dorëshkrimeve origjinale të saj me pasazhe në shqip