Flet Rama pas takimit në selinë rozë: Unë nuk jam i kënaqur as me veten time

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediet, pas mbledhjes në selinë rozë me drejtuesit në qarqe. Mësohet se në këtë takim në fokus të diskutimeve ka qenë fushata zgjedhore dhe për këtë Rama tha se tani është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit.

Advertisements

I pyetur nëse është i kënaqur me punën e drejtuesve të PS në qarqe, kreu i maxhorancës tha se nuk është i kënaqur as me veten e tij.

“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën. Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lërë më me drejtuesit politikë”, deklaroi Rama.

Advertisements

Sa i përket drafitit të opozitës së bashkuar për Kodit Zgjedhor, kryeministri tha se është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Serbia do të përpi Kosovën dhe Shqipërinë”, çmenduri në Beograd, shikoni çfarë shkruajnë mediat serbe ditën e sotme
Artikulli tjetërNdalohet taksisti në Kakavijë, rezulton pozitiv me COVID, e peson keq