Aktorja e njohur Ema Andrea ka treguar se është telefonuar nga një person i cili i ka komunikuar se është pozitive me COVID-19 e se nuk duhet të lëvizë nga shtëpia pasi ambulanca është nisur në drejtim të saj.
Advertisements
Andrea shprehet se telefonata është bërë me numër privat e se vajza që ia treguar lajmin i ka thënë se virusin e ka marrë pasi ka qënë në një shfaqje, duke pretenduar se është pjesë e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’.
Aktorja është shprehur e indinjuar nga kjo telefonatë e tregon se e ka shumë të kollajtë t’ja gjejë numrin kushdo që e ka telefonuar.
Advertisements
Postimi i Ema Andreas:
Sapo me mora nje telefon nga nje nr privat,ne te cilin nje soj bibe ne dialekt,me thoshte qe kam dale pozitive ne korona virus se paskam qene ne nje shfaqje! Vogelushja u prezantua si personi qe paguhet per kete pune dhe punon ne spitalin “Shefqet Ndroqi” duke leshuar shprehjen,ndoshta me te mencur ne jeten e saj “Ben mire te jesh ne shtepi se po te sjellim ambulancen” Oj ti goc,qe paske numrin tim e bere shoqnine me qesh,a ta kap truri qe prej ketij humori dikush mund te shqetesohet? Po sikur te isha semure vertet? A e kap lenda jote gri qe shume mjeke ne ate spital po rrezikojne jeten? A e kap dro ga jote qe shume njerez kane humbur familjaret e tyre? A ta pret mendja qe te ka mbush mami qe une mund te ta kem ngene? Dhe e fundit…Vertet mendon se me nr privat nuk gjehesh? Qe une nuk te gjej?! Bravo mamit dhe babit tend qe kane rritur nje ka fshe pa ndergjegje e sigurisht injorante ne çdo fushe! Uroj mos ti ndodhe dikujt tjeter ky takim i dhu nshem telefonik.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!