Emer serb apo shqiptar? E solli në jetë me modelen serbe, Gjimshiti zgjedh emrin e djalit(FOTOT)

Berat Gjimshiti shkoi deri në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, sezonin e kaluar. E bëri këtë më larg se cilido shqiptar tjetër në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në kontinent.

Advertisements

Megjithatë, për mbrojtësin tonë kuqezi, viti 2020 do të mbetet i shënuar edhe për diçka tjetër. Ai u bë baba për herë të parë. Partnerja e kahmotshme e tij, bukuroshja serbe, Alisa Menkovic, solli në jetë djalin e parë.

Çifti nuk ra në hall për t’ia vendosur emrin, duke zgjedhur të mos ndaleshin në dy vendet, nga kanë rrënjët e tyre, Shqipëri dhe Serbi.

Advertisements

Për të evituar çdolloj pakënaqësie, Berati dhe Alisa preferuan një emër anglez; si zgjidhje kompromisi. Bebja, që erdhi në jetë këtë shtator, do të quhet Lion (luan, në anglisht). Ne i urojmë jetë të gjatë e të lumtur djalit të Gjimshitit, u bëftë si babi dhe përfaqësoftë fanellën kuqezi!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDita e tretë e grevës së urisë/ Naftëtarët e Ballshit: Me ne është i gjithë qyteti, ja çfarë kërkojmë
Artikulli tjetërKëto 7 gabime e pafalshme të nënave gjatë shtatzanisë qe dëmtojnë foshnjën