Me koeficientin 1.45 Tirana është skuadra më e dobët në shortin e sotëm, duke llogaritur edhe kundërshtarët e tjerë dhe faktin që veç skuadrave që kanë ardhur nga turi i tretë i Champions Leagues, ekipet e tjera do të renditen sipas koeficientit që kanë pasur në fillim të sezonit. Me këtë logjikë, i bie që Tirana të jetë në vazon e dytë.
Advertisements
TË SIGURTËT – Dinamoja e Zagrebit, Jang Bojsi, Crvena Zvezda, Karabaku dhe Dinamo Bresti është e sigurt që do të jenë kundërshtarë potencialë të bardhebluve. Në fakt, Tirana e dinte këtë, sepse pesë ekipet janë kualifikuar si kokë vazoje nga Champions-i. Nga vazoja 1 mbeten edhe 3 vende bosh që do të jenë skuadrat e kualifikuara nga turi i tretë dhe që kanë koeficientin më të lartë në renditjen e klubeve.
Pra me një shikim të thjeshtë kundërshtarët e Tiranës mund të jenë emra të mëdhenj si Sëlltiku, Ludogoretsi, Legia e Varshavës apo Sherifi i Tiraspolit, ndonëse duhet të saktësohet se ata duhet të luajnë një herë në turin e tretë, sipas skemës së paracaktuar në turin e dytë.
Advertisements
TË TJERËT – Dihet që bardheblutë luajnë vetëm me skuadrat e Champions-it dhe dje është caktuar shorti për turin e tretë. Sipas rregullores së UEFA-s, Tirana me shumë mundësi nëse kualifikohet Drita me Legian mund të përballet me skuadrën kosovare ose me Crvena Zvezdën. Ka një mundësi që edhe Buduçnosti i Malit të Zi të jetë në vazon 1, meqenëse eliminoi Astanën me koeficientin 29 dhe që me llogari duhet të ishte në vazon 1.
Gjithsesi, këto janë supozime, sepse për momentin ka vetëm llogaritje. Vazot zyrtare të shortit do të bëhen publike vetëm në mëngjes pasi të jetë plotësuar turi i dytë kualifikues me ndeshjen Riga-Tre Fiori shtyrë nga dje për shkak të problemeve me ndriçimin në stadiumin e skuadrës letoneze. Nëse shkojnë në “play off”, Drita nuk mund të luajë me Crvenën dhe Buduçnosti me Sarajevon. PANORAMASPORT.AL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!