Kevin Zefi futet në histori të futbollit irlandez. Talenti shqiptar ka luajtur ditën e djeshme me skuadrën e dytë të Shamrok Rovers, e cila militon në ligën e dytë irlandeze.
Advertisements
Skuadra ku luan 15-vjeçari shqiptar u mposht 1-2 nga Longford Taun, me golin e vetëm për Shamrok që e shënoi Zefi. Pikërisht ky ishte një gol historik, pasi adoleshenti nga Shkodra bëhet lojtari më i ri që shënon në kampionatin irlandez.
Tashmë në Irlandë të gjithë po flasin për Zefin, i cili shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur dhe mund ta shohim shumë shpejt në një ekip të madh.
Advertisements
Prej kohësh qarkullojnë lajme se në gjurmët e sulmuesit është vënë Interi, që dëshiron ta marrë ë skuadër. Kujtojmë se Zefi është gjithashtu edhe pjesë e kombëtares U15 të Irlandës.
PANORAMASPORT.AL
Kevin Zefi became the youngest goalscorer in League of Ireland history with this goal in last night's First Division game against Longford Town.
The Ireland under-15 international, who came in as a second half substitute scored his first goal in senior football. pic.twitter.com/JdYtKASrZZ
— Shamrock Rovers Academy (@SRFCAcademy) September 5, 2020
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!