E bujshme! As Interi dhe as Lacio, Kumbulla do kalojë te nje skuadra tjetër

Interi dhe Lacio e ndjekin prej kohësh, por Marash Kumbulla do vazhdojë karrierë diku tjetër.

Advertisements

Mbrojtësi shqiptar pritet të kalojë në kryeqytetin italian, për tu veshur verdhekuq. Sipas asaj që raporton “Sky”, Roma është e interesuar për futbollistin dhe thuhet se marrëveshja është shumë afër.

Verdhekuqtë i kanë bërë Veronës një ofertë prej 30 milionë eurosh për lojtarin, e cila i ka pëlqyer drejtuesve. Ditën e sotme pritet të bëhet një takim mes drejtuesve të të dyja klubeve për të mbyllur gjithçka.

Advertisements

Roma ka fituar nga “përgjumja” e Interit dhe Lacios për të bërë su lmin për Kumbullën. Marrëveshja do të jetë huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.

Do të ishte një hap i madh në karrierë për Kumbullën, që do të kishte mundësinë të luante në një ekip të madh pasi shkëlqeu me Veronën në sezonin e fundit.

PANORAMASPORT.AL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“COVID-19 nuk do të jetë kriza e fundit pandemike”, shefi i OBSH paralajmëron
Artikulli tjetërLajm i keq për shqiptarët/ Serbia vendos tela me gjemba për t’i ndarë edhe më shume rajonet shqiptare