E bëri Skënderbeun serb, shqiptarja nga Sanxhaku i kthehet Dritan Abazovic: Ç’të presësh nga ti, ti duhet …

Shqiptarja nga Sanxhaku Armina Nuraj, i ka shkruar një letër publike Dritan Abazoviçit, politikanit shqiptar që po synon formimin e Qeverisë malazeze me forcat politike serbe dhe proruse. Abazovic ka provokuar shqiptarët pak ditë më parë kur tha se prindërit e Skënderbeut ishin serbë.

Advertisements

Në letrën e saj Armina Nuraj i rikujton politikanit shqiptar k rimet e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe boshnjakëve.

Letra e plotë:

Advertisements

“Dritan Abazoviç. Nuk do t’ju drejtohem me “respet” as me “i respektuar”, por do t’ju drejtohem si “djali çetniko-malazez”.

Nuk do të drejtohem në gjuhën shqipe, sepse ti nuk ke as “A” nga shqiptarët, dhe se gjithashtu do të njollosja gjuhën time të pastër dhe më të bukur shqipe.

Ti që ke shitur kombin dhe fenë për disa miliona euro. Ti që i ke fut thi kë pas shpine shumë shqiptarëve dhe boshnjakëve në Mal të Zi. Ti meriton që shqiptarët dhe boshnjakët të bashkohen dhe të përzënë nga hapësirat e Malit të Zi.

Me çfarë krenarie del rrugëve të Malit të Zi, ndërsa je shpallur si tradhëtar i kombit dhe fesë tënde?

Çka kishe në kokë kur more vendimin, me siguri nuk kishe tru, po ta kishe Dritan Abazoviçi, do ta kishe përdorur, do të kujtoje gjen ocidin në Bosnjë, gjen ocidin në Republikën e Kosovës. Do të kujtoje Dritan Abazoviçi edhe mijëra gratë e dh nuara në hapësirat e Bosnjës dhe Republikës së Kosovës, do të kujtoje se sa shqiptarë janë vr arë nga policia malazeze gjatë kohës së lu ftës së Kosovës.

Po ç ‘ të presësh nga ti kur the se heroi më i madh shqiptar Skënderbeu është serb?”, ka shkruar Armina Nuraj, studentja nga Novi Pazari, e cila pranoi origjinën e saj shqiptare dhe theksoi se kjo trevë është dominuese nga shqiptarët që janë asimiluar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“I përfshirë në mashtrimin e kompanisë AEY”/ Shkëlzen Berisha merr go ditjen e fortë në Amerikë!
Artikulli tjetërShkencëtarët rusë: Uji i vluar mund të vr asë Covid-19 menjëherë