Mungon vetëm “OK”-i i Marash Kumbulla! Detaje të reja nga Italia për sa i përket të ardhmes së mbrojtësit të Kombëtares. Sipas Xhanluka Di Marcios, Verona dhe Roma, kanë arritur akordin në parim për një huazim me të drejtë blerje për 30 milionë euro.
Advertisements
Gjithçka pritet të konkretizohet ditën e mërkurë, teksa topi kësaj here është në këmbët e Kumbullës, i cili do duhet të ndezë dritën jeshile për këtë lëvizje.
Përveç Kumbullës, raportohet se një tjetër mbrojtës po mbërrin në Romë. Ai është Matia De Shilio. Edhe për mbrojtësin e Juventusit mësohet se është arritur akordi në parim, ndërkohë që po diskutohet vetëm termat ekonomike.
Advertisements
PANORAMASPORT.AL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!