“Dëgjo këtu ti p*derast m*ti”, plas tek Komisioni i Integrimit, telefonata që hyri LIVE në momentin e gabuar, kush ishte deputeti që u ndje në “faj”: Po pse, ç’bëra unë?

Një incident ka shoqëruar dje punimet në Komisionin për Integrimin, i drejtuar nga deputetja Rudina Hajdari. Dosja.al ka vëzhguar mbledhjen, ku përveç mungesës së përqëndrimit nga deputetët, apo edhe deklaratave kontradiktore, tashmë “injorimi” nga ana e deputetëve për punën e tyre në Kuvend, ka kapur majën.

Advertisements

I tillë është edhe rasti i një deputeti “misterioz”, i cili përmes zërit është vështirë të identifikohet. Në momentin që kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari po bënte apelin përmes platformës “Zoom”, se kush nga deputetët ishte i pranishëm, radha i erdhi deputetit Taulant Balla.

Pamja tregon vetëm Hajdarin, dhe në këtë moment, ndizet një nga mikrofonët e deputetëve, ku dëgjohet një telefonatë. “Dëgjo këtu ti pederast m.ti”, thotë zëri nga ana tjetër e telefonit, ndërsa pranë mikrofonit vjen edhe përgjigjia e deputetit të Kuvendit. “Pse ça bëra unë”,-thotë ai, ndërsa menjëherë linja i kalon deputetit Nikolin Staka.

Advertisements

Dosja.al e pati të pamundur identifikimin e deputetit që e kishte të pamundur fikjen e telefonit gjatë mbledhjes së Komisionit, por jemi të hapur për sugjerime.

Për më shumë ndiqni pamjet:

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas kritikës që i bëri ndjekësja, Arbana Osmani nuk duron më
Artikulli tjetër‘Jam rritur në një familje pa mundësi’ Xhensila Myrtezaj revoltohet si kurrë më parë