Data e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet ftesës së Metës, nesër i shkon në zyrë me Ballën në orën 11:00

Rama ka kthyer përgjigje dhe nesër do të jetë prezent në zyrën e Presidentit Meta. Rama do të shoqërohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas këtij takimi, Meta do të mblidhet dhe me përfaqësuesit e partive opozitare, të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Advertisements

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të takojë nesër Presidentin Ilir Meta, duke i pranuar ftesën këtij të fundit. Mësohet se takimi për nisjen e konsultimeve për caktimin e ditës kur shqiptarët do të votojnë për qeverinë që do t’i drejtojë në 4 vitet e ardhshme do të zhvillohet të premten në orën 11:00 në zyrën e Presidentit.

Rama ka kthyer përgjigje dhe nesër do të jetë prezent në zyrën e Presidentit Meta. Rama do të shoqërohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas këtij takimi, Meta do të mblidhet dhe me përfaqësuesit e partive opozitare, të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Advertisements

Më 1 shtator, me anë të një letre, Meta kërkoi nga çdo parti një përfaqësues të autorizuar ose kreun e tyre. I pari e konfirmoi pjesëmarrjen Lulzim Basha, kreu i selisë blu. Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga palët politike më 6 qershor, data e zgjedhjeve do të dakordësohet në një të dielë mes periudhës 15 prill-15 maj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFacebook nuk do të lejojë reklama politike një javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Artikulli tjetërMegjithëse i vod.hi të dashurën, filozofi francez mohon të birin vetëm pas publikimit të librit