C’po ndodh? Rudina Hajdari deklaroi se do të bashkohej me “Nismën”, dy kundërshtarët e fortë të Bashës shfaqen të qeshur pranë këshilltares së Berishës (Foto)

Pak ditë më parë deputetja e Kuvendit, Rudina Hajdari, njoftoi krijimin e partisë së saj më të re me nismën “Thurja”.

Advertisements

Por, duket sikur jeta politike nuk ka filluar akoma si duhet. Njerëzit janë akoma nën efektin e pushimeve të gjata, politika gjithashtu. Por kjo nuk do të thotë që takimet informale kanë munguar.

Një nga këto është fiksuar nga aparati i paparazzit tonë. Pak ditë më parë, në një nga baret e kryeqytetit, janë takuar këshilltarja e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, me deputetët e djathtë, Rudina Hajdari dhe Andi Përmeti.

Advertisements

Siç dihet, të dy deputetët janë shprehur kundër politikës së ndjekur në PD nga kryetari i saj, Lulzim Basha.

Mirëpo, takimi me njeriun e Berishës shton dyshimet se cilin mbështet ishlideri historik i Partisë Demokratike këto kohë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe kostum të zi dhe këmishë, “ferrari” i kombëtares kuqezi i jep fund beqarisë, pamje nga dasma e Odise Roshit, ja bukuroshja që i ka ”rrëm byer” zemrën
Artikulli tjetërU vetëf lijua Anisa dhe Zhaneta/ Del në shitje banesa e familjes Josifi në Kombinat, ja çpo ndodh me Blertën