Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se koronavirusi i ri (COVID-19) është një shenjë paralajmëruese e emergjencave globale të shëndetit në të ardhmen, si dhe bëri thirrje për investime politike dhe financiare për të parandaluar pandemitë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Advertisements
“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit dhe as urgjenca e fundit globale shëndetësore. Ne nuk e dimë se cila do të jetë urgjenca e ardhshme shëndetësore, por e dimë që do të vijë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Tedros në nisjen e raportit të Bordit të Monitorimit të Përgatitjes Globale (GPMB) për vitin 2020.
Sipas Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, komentet e shefit të OBSH-së vijnë përderisa numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 29 milionë, me 924.953 vdekje dhe pothuajse 19.7 milionë të shëruar.
Advertisements
OBSH po ashtu raportoi një rritje rekord një-ditore të infeksione, me rreth 308 mijë raste të reja të koronavirusit.
GPMB është një organ i pavarur monitorimi dhe llogaridhënie për të siguruar gatishmëri për krizat globale shëndetësore.
Tedros tha se njerëzimi ka një përgjegjësi të përbashkët për ta përgatitur botën për pandeminë tjetër. Ai tha se pandemia COVID-19 ka dëmtuar masivisht jetën dhe jetesën, duke prishur sistemet shëndetësore, ekonomitë dhe shoqëritë.
“Edhe vendet me sisteme të përparuara shëndetësore dhe ekonomi të fuqishme janë mbingarkuar”, tha Tedros.
Por shumë nga vendet që kaluan mirë ishin ato që mësuan nga shpërthimet e mëparshme të viruseve, të tilla si SARS, MERS, H1N1 dhe Ebola.
“Ne nuk mund edhe më tej t’i shtrëngojmë duart dhe të themi se duhet bërë diçka”, tha shefi i OBSH-së.
“Ne nuk e dimë se cila do të jetë urgjenca tjetër shëndetësore, por ne e dimë që do të vijë. Dhe ne duhet patjetër të jemi të përgatitur”, shtoi ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!