Cikloni i fuqishëm sjell rrebeshe shiu, si do jetë moti sot në vend

Gradualisht me kalimin e orëve cikloni mesdhetar (Medicane) po i afrohet brigjeve perëndimore të Greqisë, ciklon i cili në shtetin fqinj pritet të sjellë rrebeshe intensive shiu dhe breshëri si dhe stuhi ere.

Advertisements

Për fatin tonë të mirë vendi ynë do të preket nga periferia e aktivitetit të këtij cikloni, duke sjell mbi vendin tonë në orët e pasdites reshje shiu kryesisht në jug të vendit.

Dita e Premte (gjatë orëve të para të 24-orëshit) nis me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën e jugore.

Advertisements

Për tu theksuar është fakti se nesër pritet të ketë erë intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, por hera herës era fiton intensitet deri në 15-25m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore të vendit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPolicia e Beratit në këmbë! Aksion ‘blic’ dhe post-blloqe në qytet, kërkohen në çdo cep të “rrezikshmit”
Artikulli tjetërPo luante por rrëshkiti dhe ra në një gropë, aty beri zbulimin e pabesueshem