Cfare fati! Nëna lind gjatë fluturimit, foshnja do të udhëtojë falas me avion për gjithë jetën

Hiya Nasr Naji Daaban ka lindur një foshnjë javën e kaluar, teksa ishte në avion nga Londra në Kajro. Ajo ishte në një avionin e linjës “EgyptAir” dhe foshnja erdhi në jetë kur ata po fluturonin mbi Gjermani.

Advertisements

Pilotit iu tha se gruaja shtatzënë kishte dhimbje, kështu që ai filloi uljen e avionit në aeroportin e Mynihut, por foshnja nuk priti dot më gjatë.

Kjo përvojë unike i siguroi fëmijës fluturime falas gjatë gjithë jetës në avionët e “EgyptAir”. Këtë e bëri të ditur vetë linja ajrore, e cila postoi në Twitter një foto të foshnjës.

Advertisements

Nuk është hera e parë që një foshnjë e porsalindur merr një dhuratë të tillë. “Jet Airways” siguroi të njëjtën dhuratë në vitin 2017 për një djalë të lindur gjatë fluturimit.

Në qershor, një vajzë lindi gjatë fluturimi në një avion të “Emirates”, dhe prindërit e saj e quajtën Sky.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKeidi Bare transferohet në Spanje, prezantohet te ekipi i ri
Artikulli tjetërPas ciklonit të fuqishëm, sinoptikanët grekë dalin me një tjetër paralajmërim, zbulojnë pritet të ndodhë në orët në vijim, a do preket Shqiperia?