Boll më me paga qesharake! Biznesmeni për 300 mijë lekëshin e Ramës: Maqedoni e Veriut e ka 350, Mali i Zi 410, Serbia 430

Biznesmeni Altin Bamllari mendon se është qesharake paga minimale e vendosur nga kryeministri Rama prej 300 mijë lekë të vjetra.

Advertisements

Bamllari sjell në vëmendje vendet e rajonit teksa bie në sy fakti që Shqipëria ka pagën më të ulët edhe se Maeqdonia e Veriut.

“Për mua paga minimale duhet ngritur akoma më shumë se 30 mijë lek. Boll më me paga qesharake. Maqedonia e Veriut e ka 35 mijë, Mali i Zi 41 mijë, Serbia 43 mijë. Mos flasim për Kroacinë e Greqinë (respektivisht 68 mijë dhe 95 mijë).

Advertisements

Ajo që s’më vjen mirë është që këto rritje bëhen në kohë fushatash. I mirëkuptoj fasonët dhe biznesin përtej qendrave të rëndësishme, por nuk ka turp më të madh që të jemi të fundit në paga, ndërkohë që me çmime nuk kemi diferenca të mëdha. Pastaj.., sa më shumë të marrin njerëzit, aq më shumë do rritet konsumi. Jo po do falimentojnë bizneset, jo po do rritet papunësia. Njerëzit s’duan të punojnë pikërisht prej rrogave kaq të ulta dhe sepse ndihen të depersonalizuar”, shkruan Bamllari.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKPA merr vendimin përfundimtar për Donika Prelën, ish-drejtuese e ish-Prokurorisë së Kri meve të Rënda
Artikulli tjetërRrëzimi i avionit në Serbi, dalin pamjet