Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi thotë se ministrja e Arsimit Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi për atë çfarë ka bërë në krye të Ministrisë. Ky reagim i Kryemadhit vjen pak ditë pasi Shahini deklaroi se në fund të mandatit do të largohet nga Shqipëria.
Advertisements
“Besa Shahini nuk duhet thjesht të japë dorëheqjen dhe të largohet por duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha ato që ka bërë në krye të ministrisë së Arsimit”, u shpreh Kryemadhi, gjatë turit të saj të takimeve me të rinjtë.
Më tej, Kryemadhi u tha të rinjve se ata duhet të vendosin vet për fatin e tyre.
Advertisements
“Një pjesë e juaja kanë qenë vikt imë e maturës shtetërore, një pjesë tjetër janë ende të pasigurt se çdo të ndodhë me maturën shtetërore dhe pastaj dëgjomë që ministrja thotë që “unë do iki tani se mbarova punë dhe nuk rri më në Shqipëri”. Si mund të ikë ajo pa dhënë llogari për atë çfarë ka bërë? Më e pakta të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi. Mos lejoni që të vendosin të tjerët për fatin tuaj! Vendosni ju për fatin tuaj”, shtoi kryetarja e LSI.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!