Belinda Balluku me 38 mijë dollarë varëse VAN CLEEF?! Berisha nuk i kursen akuzat: Ia dhuruan grekët e TERN për rrugën Milot-Fier

Daljet e shumta të Belinda Ballukut gjatë ditëve të fundit, kanë përkuar edhe me disa veshje shumë interesante të ministres së Infrastrukturës. E fundit, dje, ku prezantoi edhe projektin për tunelin e Llogarasë. Ajo që ra në sy më shumë sesa fjala e ministres, ishte varësja në qafën e Belinda Ballukut.

Advertisements

Menjëherë me të përfunduar konferenca e Ballukut, në rrjetet sociale nisën zërat se kjo varëse e dizenjuar me kaq kujdes ka pas një emër të madh. Dhe ashtu duket se është. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, shumë njerëz janë të të njëjtit mendim, se varësja e Ballukut është punim ekskluziv i një prej emrave më të njohur të botës. Bëhet fjalë për ‘Van Cleef & Arpels’, një kompani franceze e bizhuterive, orëve dhe parfumeve luksoze. Ajo u themelua në 1896 nga Alfred Van Cleef dhe vjehrri i tij Salomon Arpels në Paris.

Varësja e Ballukut, në rast se rrjeti ka të drejtë… kushton e pakta, 38 mijë dollarë bashkë me taksimin.

Advertisements

E si për të mos mjaftuar. Kësaj historie i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se kjo varëse është dhuratë e kompanisë Gek Terna për Ministren Belinda Balluku. Kjo jo pa arsye, pasi kompania Gek Terna është emri më i akuzuar nga opozita si fituesi i parashikuar i tenderit për rrugën Milot-Fier, që do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë me një vlerë plot 1.2 miliardë euro.

Por si qëndron e vërteta? Kush e bleu këtë varëse? A është vërtetë ‘Van Cleef & Arpels’? A do fitojë Gek Terna këtë tender?

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFlasin shkencëtarët: Ja kur Covid-19 do të bëhet një virus i zakonshëm sezonal
Artikulli tjetërPërputhen/ “O tullumbace e shfryrë”! Shoqja e Anës shfaqet në emision dhe bën për “një lek” Shqipen