Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) i ka shtuar listës së zonave të kuqe edhe katër vënde të tjera.
Advertisements
Holanda, Islanda, Danimarka dhe Hungaria janë vëndet që u shtuan në listën e zonës së kuqe.
Raportohet se Holanda ka regjistruar 2,921 raste të reja në 24 orët e fundit dhe si pasojë e shtimit të rasteve janë marrë masa duke u mbyllur baret dhe restorantet pas orës 10.
Advertisements
Në Islandë janë raportuar mbi 80 raste të reja gjatë fundjavës, duke u rritur rreziku ndaj pandemisë.
Danimarka ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja në katër muajt e fundit.
Kujtojmë se në listën e kuqe futen ato vënde të cilat që kanë kaluar mbi 120 raste për 100,000 njerëz.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!