Arre stohet në Morinë 35-vjeçari i kërkuar nga Interpoli(Detaje)

Një 35 vjeçar nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane u arrestua nga policia në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës.

Advertisements

Shtetasi me iniciale N.B., u prangos për llogari të Interpolit, pasi Gjykata e Dortmundit e kërkon atë për vjedhje.

Njoftimi:

Advertisements

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin gjerman.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

B., 35 vjeç, banues në Vinarc, Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dortmundit, Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Këto kambana nuk dëgjohen”- Presidenti Meta kundër ndërtimit të HEC-ve mbi lumin Vjosa
Artikulli tjetërMe surpriza/ PD nis votimin e kandidatëve nga anëtarësia, del lista e parë me EMRA, mungon Flamur Noka, ne liste vellai i gazetarit te njohur