Anëtarja e Asamblesë së PS përpl aset keq me Brisin e Tatimeve për Nanon: Dikur poshtërsia bëhej skutave, tani në Instagram!(E plote)

Anëtarja e Asamblesë së PS Anila Çobani përpl aset me Brisida Shehajn, ish-drejtoreshën e Tatimeve, tashmë drejtoreshë e Ora News.

Advertisements

Ka qenë Brisida ajo që ka hapur ‘lojën e para’ përmes një postimi në instagram ku aludon se socialistët e uruan dje Fatos Nanon meqë jemi prag zgjedhjesh dhe i duhen votat.

Nga ana tjetër është Çobani ajo e cila i ka ‘thurur’ një përgjigje publike ku i thotë se që të flasë për socialistët, minimalisht duhet ta ketë një teser aderimi në këtë parti.

Advertisements

ÇFARË SHKRUAN SHAHAJ

ÇFARË SHKRUAN ANILA ÇOBANI

Dikur, poshtërsia bëhej skutave. Tani bëhet me story në Instagram. Të flasësh në emër të Socialistëve duhet të nxjerrësh të paktën një teser të aderimit që kur je katërmbëdhjetë vjeç! Historia e Partisë Socialiste e ka treguar që familjet e devotshme dhe të nderuara, me moral dhe dinjitet, kanë ushqyer me ndjenjën e krenarisë dhe sqimës fëmijët e tyre që kanë aderuar në Partinë Socialiste që fëmijë! Ruajnë me fanatizëm simbole e data, ngjarje e kujtime, liderë legjendarë e liderë të rinj… pa u shpalosur!

Ndoshta, kjo e sapunit e ka harruar që Fatos Nano në zgjedhjet e fundit doli me zë dhe figurë në mbështetje të votës për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Socialistët nuk e hanë sapunin për djathë. Djathi është për minjtë e gjirizeve që iu afrohen forcave politike, të katapultuar nga shoku i klasës apo i diskotekës. Socialistët mbajnë në duar trëndafilë, dhe në zemra mbajnë dashuri e mirënjohje. Aspirojnë gjithmonë për progresin dhe ardhmërinë.

Fatos Nano është lideri legjendar i Partisë Socialiste, dhe nuk ka shërbyer asnjëherë si karrem për largim apo afrim votash. Po, po! Socialistët kësaj rradhe kanë një motiv për të votuar Partinë Socialiste, se ndoshta është koha t’u tregohet vendi atyre që hyjnë përkohësisht në të për të përfituar, e më vonë dëmtuar me imazhin e tyre qesharak! Socialistët, edhe ata që u larguan padrejtësisht nga fushatat, kanë ditur si e kanë bërë punën e tyre në të mirë të dinjitetit të forcës politike.

Fatos Nano! Lideri ynë historik, gëzuar ditëlindjen për këtë vit dhe gjithë vitet që pasojnë! Si dhe çdo lider i vjetër apo i ri, me pervojat dhe gabimet njerezore në PARTINE SOCIALISTE ?, gëzoftë shëndet të plotë dhe festoftë vetëm ditëlindje… të vetën, të çdo Socialisti, dhe të gjithë FORCES SONE POLITIKE

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHarta e shkollave të infektuara në të gjithë vendin, ku janë mësuesit e nxënësit pozitivë
Artikulli tjetërLindi 5 fëmijë brenda pak vitesh, nëna e re bën ndërhyrjen në v*ginë per arsyen e pabesueshme