Aksident në Berat/ Motori humbet kontrollin dhe godet nga prapa BENZ-in, shoferi në gjendje të rëndë në spital(Video)

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Spital-Uzvnovë në qytetin e Beratit. Mësohet se një motor (me targa AU 576), teksa ishte duke qarkulluar me shpejtësi, humbi kontrollin dhe u përplas me “BENZ” që qarkullonte përpara tij.

Advertisements

Si pasojë e përpl asjes, shoferi i motorit është plagosur rëndë, pasi ka “fluturuar” në ajër. I plagosuri është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë mjeti tip Benz,me targa AA 957 UR ka pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të tij. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, që po kryejnë hetimet për zbardhur shkaqet e aksidentit. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është shpjetësia e lartë e mjetit, i cili gjatë ecjes ka rrëshqitur dhe ka goditur nga pas BENZ-in që po lëvizte para tij.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjekja e QSUT denoncon Live nga oborri: Koncesionari ka zaptuar sipërfaqen, s’na lejojmë të parkojmë, shihni gjobën që kam marrë
Artikulli tjetërMe akuarium në zyrë dhe këndi plot me pije alkoolike, pamjet nga zyra e biznesmenit Bahushi, dalin dyshime te reja mbi djegien e makines se tij