Specialiteti im si SE.KSOLOG më ka bërë që të studiojë: Psikanalizën, Psikologjinë sepse probleme të shëndetit mendor ndikojnë direkt ne shfaqjen e problemeve serioze seksuale. Gjithashtu, karrierën time si mjek e nisa si Neurokirurg dhe kjo me bëri që të studioja që atëherë Neurologjinë. Para ca kohësh kam botuar një artikull me titull: “Depresioni dhe Impotenca”. Kjo eshte arsyeja qe po paraqes kete artikull qe ka lidhje me dy probleme shume serioze për njeriun, te cilat janë: Zemërimi dhe Ankthi.
Advertisements
Depresioni është problem i madh për njerëzimin. Aq me tepër në këtë kohë që nuk ka ndodhur asnjëherë, që njerëzimi të përballet me “Bombë Biologjike”; kuptohet qarte qe ankthi, zemerimi, depresioni janë shtuar jashtë mase. Fatkeqësia më e madhe është se ne u tronditëm nga dy tërmete agresive dhe kur ne akoma nuk e kishim marre veten, na ra kjo e keqe e madhe.
COVID-19 pandemik, u pa se u shoqërua me rritjen e rrezikut per zhvillimin e çrregullimeve psikiatrike gjenerale dhe Ioneliness. Studiuesit, gjate pandemisë, evidencuan prevalencën e: 1) Çrregullime anksioze; 2) Depresion; 3) Insonmia (pagjumësia); 4) Symptoma Stresit post-traumatic. Çrregullimet gjenerale psikiatrike dhe Ioleliness jane ndoshta me shume te përhapura sesa çrregullimet specifike psikiatrike.
Advertisements
-Prof. KIM, a ka lidhje midis Ankthit dhe Zemërimit ?
Në mburojën “Luftarake” e pasur dhe e larmishme e emocioneve njerezore, dy ndjejna jane shume te lidhura me njera-tjetren-dhe drejt mbijetesës.
Ankthi është meraku (shqetësimi) ose frika qe ju ndjeni ne pergjigje drejt një kërcënimi qe ju po perceptoni. Zemërimi është gjithashtu nje përgjigje ndaj nje kercenimi, por ai behet çift me nje ndjenje te forte te mërzitjes (belasë).
Studiuesit mendojne qe keto dy emocione mund te luajne nje rol te rendesishem ne aftesine tone per ta ndjere dhe reagimin ndaj rrezikut qe po ju kanoset.
-Prof. KIM, A ka lidhje te tjera midis zemerimit dhe ankthit? Si janë te lidhura këto dy emocione?
Ankthi dhe zemërimi midis tyre janë “territore” të gjera. Te dyja emocionet shkaktojnë simptoma fizike nga leshimi ne gjakun tone, te hormoneve shume te fuqishme. Te dyja sebashku mund te shkaktohen nga eksperiencat e perditeshme. Dhe te dyja sebashku mund te bejne ose te te permiresojne ose te te keqesojne sipas modeleve tuaja te mendimit.
-Prof. KIM, A na shpjegoni se si nderveprojne ankthi dhe zemerimi?
Ankthi dhe zemerimi jane pjese normale e kondicionit njerezor. Cdo njeri krijon ankth. Cdo njeri ndihet anksioz tani dhe me pas. Ne fakt, ka kohe qe dihet se ankthi eshte logjike dhe zemerimi eshte nje përgjigje e përshtatshme—nje e cila mund ta udheheqi njeriun drejt ndryshimeve të rëndësishme.
Gjate kohes te rritjes se tensionit dhe stresit, kur konfliktet ne jeten tuaj personale jane amplifikuar nga ngjarje te ndodhura gjeresisht, ne bote (sic po ndodh tani nga covidi), ankthi dhe zemerimi mund te duken si nje gje normale dhe ashtu po ndodh vertet aktuallisht.
Symptomat e njejta fiziologjike: Kur ju jeni te zemeruar ose anksioz, trupi juaj sekreton hormone, duke perfshire: Cortisol dhe Adrenline, te cilat ju pregatisin juve per te luftuar ose te ikni, per te shpetuar. Gjate momenteve anksioze dhe zemerimi, juve do ju ndodhi: 1) Rrahje te shpejta te Zemres; 2) Shterngime ne gjoks; 3) Shtypje ose shtrengime te muskulatures; 4) Rrush(“sulme”, vale) te nxehta; 5) Simptoma gastrintestinale si p.sh.-Diarrhea (heqje barku), sic e themi popullorce:”ai dh.eu nga frika”; 6) Dhimbje koke, te forta.
Keto simptoma dote zhduken shpejt, ne momentin kur keto kushte, te keqija, normalizohen. Por neqoftese ju vazhdoni me keto tipare, me ankth dhe zemerim, per kohe te gjate (pra nuk normalizoheni), vazhdimi i leshimit te ketyre hormoneve, shume e me shume, mund tju shkaktojne probleme, serioze te shendetit.
Rruge te njejta Psikologjike:
Psikologet i kane etiketuar, te dyja sebashku, si zemerimin dhe ankthin me humbje te kontrollit. Me fjale te tjera, kur ju jeni duke u perballur me nje stresues (stresore), ju ndjeni qe ju nuk jeni i pajisur per te luftuar me stresorin, ju mund te beheni anksioz.
Neqoftese ju ndjeheni, bile me te teper i kercenuar, ankthi mundet shpejt te kaloje ne zemerim. Ne te dyja rastet, nje stimulus i jashtem kercenon ndjenjen tuaj te shpetimit dhe kontrollit te rrethanave. Zemerimi mundet thjesht te jete nje version i ngarkesave –kimike, te ankthit. Disa psikolog kane sygjeruar gjithashtu qe zemerimi shtrihet ne rruget e ankthit: Njerezit, te cilet nuk kane mesuar se si te shprehin zemerimin, ne menyre konstruktive, mund te paraqesin zgjatje te ankthit.
-Prof. KIM, Si eshte efekti mbi shendetin?
Neqoftese zemerimin dhe ankthin e ndjeni te pa-manaxhueshem nga ju, ose neqoftese njerezit ju tregojne juve menyrat sesi po e trajtoni zemerimin dhe ankthin ju shkakton probleme, ajo mund te jete koha me e mire per te kerkuar ndihme.
Zemerimi dhe ankthi agresiv mund te jene shume te demshem per shendetin mendor dhe fizik. Studiuesit kane gjetur, p.sh. qe nese zemerimi eshte e larte ne crregullimet anksioze atehere jane larta dhe crregullimet nga depresioni. Studime te tjera kane treguar qe sa me shume ankth dhe zemerim te keni, do ju cojne drejt: 1) Probleme me mushkrite, duke perfshire keqesimin asthmatic; 2) Dhimbje koke; 3) Semundje zemre; 4) Fatigue (lodhje); 5) Presion te larte te gjakut; 6) Insomnia (pagjumesi).
-A mund te jete dicka ndryshe?
Zemerimi eshte nje simptome e disa kondicioneve. Neqoftese ju keni zemerim te shtuar ose zemerim, te zakonshem, i cili eshte i veshtire per tu manaxhuar, juve ju duhet te mesoni me shume rreth ketyre kondicioneve: 1) Cregullime compulsive obsessive; 2) Cregullime sfiduese opozitare; 3) Depresionin; 4) Cregullime bipolare; 5) Cregullime eksplozive te vazhdueshme; 6) Cregullime narcistike te personalitetit; 7) Cregullime te personalitetit ne vijen kufitare; 8) Pikellim (brenge, mjerim).
Ne te njejten menyre, ankthi ka qene shoqeruar me nje numer tjeter kondicionesh: 1) Cregullime compulsive obsessive; 2) Depresion; 3) Cregullime stresi post-traumatik; 4) Fobi (frike); 5) Syndromi i zorreve te irrituara; 6) Cregullime te perdorimit te substancave.
Prof. KIM, si mund qe pacienti ta manaxhoje vet: zemerimin dhe ankthin?
Konkretisht ka shume nderhyrje dhe strategji, te cilat jane productive per te qetsuar ankthin, ka githashtu menyra efektive per te manaxhuar zemerimin dhe keto jane, si me posht:
(1) Ushtrimet fizike: Neqoftese ju jeni duke pare per nje reduktim imediat te te dyja sebashku: ankthit dhe zemerimit- fillo levizje. Ka te dhena qe po te vraponi si nje rutine per 20’, ndodh pakesimi i simptomave te zemerimit dhe ankthit.
(2) Praktimi i Mendjes: kjo eshte nje praktite meditimi ne te cilen ju jeni duke kuptuar dhe duke u ndjere ne momentin e duhur, pa provuar te gjykoni, ndryshoni ose interpretoni mendimet dhe ndjenjat tuaja. Kjo ka treguar qe redukton te dyja sebashku, zemerimin dhe ankthin. Pas 7-jave program, pjesemarresit treguan me pak internalizim te zemerimit dhe me pak ankth sesa kishin para ketij studimi.
(3) Ushtrime me frymemarjen: Ngadalesimi i frymemarjes ka efekte te fuqishme mbi simptomat e zemerimit dhe ankthit. Nje nga matjet e shendetit te mire jane ndryshueshmeria e rahjeve te zemres tuaj (Heart rate variability-HRV), pra variacionet ne me te shumten e kohes midis rrahjeve te zemres. Neqoftese ju jeni duke ndjere kercenime, HRV juaj eshte ulet. Koha midis rrahjeve nuk ndryshon shume. Ulje e HRV eshte e lidhur me ankthin, depresionin dhe semundjet e zemres. Nje rritje e HRV kupton qe ju shpejt mund ti pershtateni ndryshimeve ne ambientin tuaj. Zemra juaj shpejton dhe ngadalesohet ashtu sic duhet.
Lajme i mire ? Ju mund ta ndryshoni HRV tuaj: Zbulimet kane gjetur qe duke ngadalesuar frymemarjen (me pak se 6 frymemarje, per minute) mund te permiresoni HRV dhe ju filloni te ndjeheni me pak anksioz, me pak te irrituar dhe me teper te relaksuar.
4) MASAZHI:
Shume njerez e kane gjetur se masazhi i bute Suedes eshte nje terapi qe te jep relaks. Kjo, gjithashtu eshte provuar qe ka qene efektive ne reduktimin e ankthit dhe zemerimit.
5) Terapia Sjelljes Conjitive (CBT):
CBT punon mbi premisat qe ju mund te keni raste te mendimeve te pa-shendetshme, te cilat jane duke keqesuar zemerimin dhe ankthin tuaj. Duke punuar me nje therapist te trajnuar ne CBT mund tju ndihmoje qe te identifikoni cfar shkakton ankthi ose zemerimi juaj. Mjafton vetem njehere te punoni me terapistin dhe te identifikoni ato, ju nund te mesoni se si ti kontrolloni mendimet tuaja ne nje menyre qe ju ndihmon te manaxhoni vet- zemerimin dhe ankthin, pa patur prane terapistin. Konkretisht CBT eshte pare qe eshte shume efektive per trajtimin e ankthit kronik dhe tipareve te zemerimit.
-Prof. KIM, kur pacienti duhet te konsultohet me nje doktor?
Takimi me nje specialist ose doktor- te shendetit mendor, behet vetem kur ju paraqesni nje nga skenaret e meposhtem:
*Familja, miqte, bashkunpuntoret kane shprehur shqetësim per gjendjen tuaj me zemerimin dhe ankthin.
* Ju nuk jeni te mirepritur ne disa vende sociale sepse ju shprehni ndjenjat tuaja ne nje fare menyre te cudicme.
* Episodet e zemerimit dhe ankthit jane te shpeshta dhe te forta.
* Ju e shprehni zemerimin ne menyra verbale ose fizike, agresive.
* Ju jeni te shqetsuar qe zemerimi ose ankthi mund tju cojne drejt depresionit.
* Ankthi juaj ju ka bere te evitoni evente te rendesishme se nuk jeni te sigurte qe do silleni normal.
* Ankthi ose zemerimi ju ka shkaktuar qe ju te mendoheni qe ju po demtoni vet-vehten.
* Ju e ndjeni qe ankthi juaj eshte duke u interferuar me aftesine tuaj per te funksionuar ose gezuar jeten.
PERFUNDIMISHT: Ankthi dhe zemerimi jane ne lidhje shume te ngushte (moter e vlla). Kjo ndodh se keto jane te dyja sebashku si pergigje normale ndaj kercenimeve, te perceptuara dhe keto si reagim i trupit qe te na ndihmojne neve qe ti mbijetojme situatave te rrezikeshme.
Keto dy emocione japin shkendija per te prodhuar te njejtat hormone ne trup dhe ato gjithashtu perhapin te njejtat shkrehes psikologjik.
Në qoftë se, ju paraqisni zemërim dhe ankth shume shpesh dhe shume intensive, kjo mund te preki shëndetin mental dhe fizik dhe mund tju çojë drejt probleme ne marrëdhënien tuaj.
Zemerimi dhe Ankthi jane probleme madhore, te cilat duhet te trajtohen me seriozitet si nga personi, ashtu dhe nga familjaret, miqte dhe koleget.
Mesoni mire 5 mënyrat qe ju paraqita, me siper, per te manaxhuar keto dy emocione te fuqishme dhe kjo do ju ndihmoje qe te jetoni me gjate dhe te lumtur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!