Fëmijët mund ta përhapin gjashtë herë më pak koronavirusin sesa të rriturit, thotë një studim.
Advertisements
Sipas “Daily Mail”, hulumtimi gjurmoi se si koronavirusi u përhap në një grup prej 1,900 personash, kryesisht fëmijë, të cilët kaluan pesë javë në kampe verore në Spanjë, si eksperiment në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor.
Testimi i shtupave çdo javë zbuloi se 30 fëmijë të infektuar i transmetuan virusin vetëm 12 të tjerëve, pavarësisht se kishin kontakte të ngushta me më shumë se 250 persona.
Advertisements
Shkalla e R-së (numri i njerëzve tek të cilët një person i infektuar transmeton virusin) tek fëmijët ishte 0.3. Kjo do të thotë se fëmijët ishin gjashtë herë më pak infektues sesa popullata e përgjithshme e zonës, shkalla R e së cilës ishte 1.7 deri në 2.
Fëmijët e shëndetshëm nuk vdesin nga koronavirusi. Vetëm ata që ishin të sëmurë rëndë para se të infektoheshin me sëmundjen janë në rrezik, ka konfirmuar një studim i madh i financuar nga qeveria.
Kërkimet zbuluan se rreziku për fëmijët është jashtëzakonisht i ulët, vetëm një pjesë e vogël e tyre përfundojnë në spital dhe vdekjet janë jashtëzakonisht të rralla.
Fëmijët nën 12 vjeç e përhapin koronavirusin me një ritëm të ngjashëm me fëmijët më të mëdhenj, të moshës midis 13 dhe 17 vjeç.
Gjetjet japin shpresë se shkollat nuk do të jenë burimi i shpërthimeve të Covid-19, sepse përhapja nuk ka më shumë mundësi të ndodhë atje.
Sidoqoftë, kishte disa kufizime në studim, përfshirë aktivitetet që zakonisht zhvilloheshin në ambiente të hapura, ku virusi ka më pak të ngjarë të përhapet, sesa në klasa.
Testimi i antitrupave, i cili mund të tregojë nëse dikush ka qenë i infektuar më parë, mund të zbulojë më shumë raste Covid-19 që nuk janë zbuluar në këtë periudhë të shkurtër mbikëqyrjeje që zgjati vetëm 5 javë.
Studimi ndihmon në gjetjen e pacientëve asimptomatikë dhe në izolimin e tyre para se ta kalojnë virusin te dikush tjetër.
Ndërkohë, mësuesit kanë më shumë të ngjarë ta përhapin Covid-19 sesa fëmijët, tha një shkencëtar javën e kaluar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!