Indeksi i Kapitalit Njerëzor, një raport i cili publikohet një herë në 10 vjet nga Banka Botërore dhe mat cilësinë e sistemit të edukimit dhe shëndetësisë në 174 vende të botës, e rendit Shqipërinë me 0.63 pikë, nga 0.54 që ishte ky indeks në vitin 2010.
11 në 100 fëmijë që lindin sot në Shqipëri rrezikojnë të kenë kufizime fizike dhe mendore, ndërsa në vitin 2010 ky probalitet ishte 23 në 100 fëmijë. Edhe përgatitja arsimore e fëmijëve është rritur nga 11.6 vjet një dekadë më parë, në 12.9 vjet në 2020-n.
Advertisements
Indeksi i Kapitalit Njerëzor, një raport i cili publikohet një herë në 10 vjet nga Banka Botërore dhe mat cilësinë e sistemit të edukimit dhe shëndetësisë në 174 vende të botës, e rendit Shqipërinë me 0.63 pikë, nga 0.54 që ishte ky indeks në vitin 2010.
Shqipëria bën pjesë mes vendeve që kanë patur përmirësimin më të madh, bashkë me Kinën, Azerbajxhanin dhe Rusinë, ndërsa le pas disa shtete të rajonit si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnje Hercegovina.
Advertisements
“Në Shqipëri një fëmijë i lindur sot mund të arrijë 63 % të produktivitetit të një individi të rritur e të arsimuar plotësisht dhe me shëndet të mirë. Ndërsa ky tregues është mbi mesataren e vendeve me të njëjtin zhvillim ekonomik në botë, ai është nën mesataren e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore”.
Shqipëria ka shënuar progres në cilësinë e arsimit, duke u rritur me 37 pikë, ndërsa përmenden si arritje reformat në cilësinë e teksteve, shpërndarjes së librave falas për fëmijët në nevojë dhe reforma e provimeve të Maturës.
Marrë nga Tv Klan
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!